Rrëfimi në “Big Brother VIP”, Monika Lubonja tregon për puthjet në filma

0

Sonte është nata e dytë e konkurrentëve në shtëpinë ”Big Brother VIP”, ku personazhet kanë filluar të ndajnë bisedat dhe rrëfimet e para me njëri-tjetrin.

Monika Lubonja ka rrëfyer disa momente rreth prapaskenave të puthjeve në filma, ku thotë se paragjykimet në atë kohë ishin të tmerrshme, ndërsa sot këto skena i duken qesharake.

Operatori Mihal Rama na thotë, bëni një puthje, se ne kishim vetëm përqafim. Ok pranuam po nuk e dinim çfarë do ndodhte. Bëhej shumë e madhe kjo gjë, sa mblidhej gjithë ekipi i Kinostudios aty të shikonte sikur çdo ndodhte. Bëmë nja 3-4 dubla. Atëherë ka qenë paragjykim i tmerrshëm, tani kur më thonë puthe atë më duket shumë qesharake. Unë tani e quaj mediokritet të flasësh për dy njerëz që puthen”, ka treguar Monika Lubonja.

Në këtë moment ka ndërhyrë Paloma duke thënë: Hyn te gjendja shpirtërore. Të gjithë kanë dëshirë ta dinë gjendjen shpirtërore të Monikës, apo të Elhaidit për shembull. Gjithë bota i ka këto, hyjnë te lajmet rozë.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu