Rreth 800 punonjës të qendrës spitalore të Elbasanit nuk kanë marrë pagën. Paralajmërojnë pezullim dhe protestë

0

Rreth 800 bluza të bardha të qendrës spitalore ‘Xhaferr Kongoli’ në Elbasan kanë 2 javë pa marrë pagat.

Pagat duhet të ishin shpërndarë që në fillim të muajit, por disa mjekë dhe infermierë njoftuan infoweb se deri më tani askush nuk e ka marrë pagën.

Një situatë e tillë ka vënë në vështirësi mjaft familje të cilat presin pagën mujore për të mbuluar shpenzimet.

Burimi për Infowebtv tha se deri më tani nuk është dhënë asnjë shpjegim se përse janë vonuar pagat. Gjithashtu bluzat e bardha kanë paralajmëruar se do të ngrihen në protestë nëse vonohet dhënia e pagave.

‘Nëse paga nuk del ditën e hënë, mjekë dhe infermierë kanë rënë dakort që të pezullojnë punën”, u shpreh burimi për infowebtv.

Bluzat e bardha, jo vetëm në Elbasan, por në mbarë vendin, po përballen me një volum të madh pune, si për shkak të valës së re të pandemisë, ashtu edhe me virozat dhe sëmundjet e stinës.

Pezullimi i punës do të ishte katastrofë për qytetarët. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu