Rrezikonte 10 shtëpi, forcat xheniere shkatërrojnë masivin shkëmbor në fshatin Mamël, Elbasan

0

Forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes kanë ndërhyrë gjatë ditës së sotme në një masiv shkëmbor në fshatin Mamël,njësia administrative Gracen, Elbasan.

Masivi shkëmbor u shkatërrua pasi rrezikonte 10 shtëpi në lagjen “Care” të fshatit Mamël, me plot 10 familje përfshi dhe banorët e tyre.

Masivi shkëmbor mbi 30 m3 ishte shkëputur duke ju afruar banesave disa metra pranë.

Ndërhyrja është bërë bazuar në kërkesën zyrtare e ardhur nga dy institucione: Drejtoria e Emergjencave Civile dhe Bashkia Elbasan.Forcat e Armatosura vijojnë t’i shërbejnë komunitetit aty ku ata kanë nevojë, duke rritur sigurinë e jetës së tyre dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë shërbim sa herë që të kërkohet ndërhyrje” thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Nga Deni Dushku

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu