Rrëzuan rezolutën për Srebrenicën, Rama: Parlamenti do të refuzojë çdo dokument të ardhur nga Katrani

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rrëzimin e rezolutës për Srebrenicën në Parlament. Ai thotë se sot nuk është rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, por është refuzuar futja në procedurën trejavore parlamentare e një dokumenti të ardhur nga Katrani (Berisha).

Njësoj siç tha edhe Taulant Balla më herët, Rama shprehet se Parlamenti nuk do të votojë asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha.

“Edhe një fakt për t’u nënvizuar: Parlamenti sot nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, po thjesht ka refuzuar të fusë në procedurën trejavore parlamentare një dokument të ardhur nga Katrani, siç do të bëjë me çdo letër që do të ketë bojën e tij”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu