Rriten investimet në Shqipëri, Kim: Vazhdoni me zbatimin e Reformës në Drejtësi

0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter në lidhje me investimet në rritje amerikane në vendin tonë.

Kim shkruan ndër të tjera se rregullat racionale, të qarta dhe transparente së bashku me gjykatat e pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura me ligje jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investime të tilla.

Ndërkohë, ajo ka bërë thirrje për të vazhduar me zbatimin e Reformës në Drejtësi, në mënyrë që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për shqiptarët.

Postimi i Ambasadores Yuri Kim:

Më vjen mirë kur shikoj për investimet në rritje në Shqipëri. Rregullat racionale, të qarta dhe transparente së bashku me gjykatat e pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura me ligje jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investime të tilla. Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu