Rriten tensionet mes dy fuqive më të mëdha në botë. Kina paralajmëroi luftë, SHBA nxjerr nga hangarët bombarduesit gjigandë

0

Nuk është dashur asgjë më shumë veç një deklaratë nga presidenti kinez Xi Jinping, që ushtria amerikane të përvesh mëngët dhe të nis me parapërgatitjet e saj për luftë. Kujtojmë që pak ditë më parë, Xi Jinping u kërkoi ushtarëve të tij të përgatiten për luftë. Menjëherë pas kësaj, Amerika bëri një prezantim force si një mesazh të koduar për Kinën.

Në arenën e saj ajore të “Barksdale” në Luisiana, ushtria amerikane nxorri në pistë, flotën e avionëve të saj bombardues B-52. Në datën 14 tetor u fotografuan një grup prej 8 avionësh “Boeing Stratofortress”. Në të ashtuquajturën “Parada e Elefantëve” u panë që “bishat” ajrore u vendosën në resht njëri pas tjetrit në intervale kohore të vogla, teksa ngjallën idenë e një lufte të vërtetë. Pas shfaqjes që u krijua në Luisiana mësohet se avionët u ulën më pas në bazën tjetër ajrore të Dakotës së Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu