Rritet interesi për vaj ulliri/Shtetasit amerikanë të mrekulluar nga vaji cilësor në Elbasan.Hera e parë që provojmë një shije të tillë

0
Screenshot

 

Tani është kulmi i mbledhjes dhe përpunimit të ullirit.Fermerët në Elbasan duket se këtë vit e kanë të garantuar tregun për shitjen e vajit të ullirit. Aktualisht në zonën e Paprit e shesin me 700-800 lekë për litër, por çmimi mund të rritet në vijim.Blerësit vijnë nga mbarë zonat që nuk kultivojnë ullinj si kjo familje nga Lezha.
Përpos vendasve në fabrikë gjetëm shtetas amerikan , të cilët shprehen të mrekulluar për cilësinë e vajit të ullirit.Ata thonë se e pëlqejnë pasi është bio, ndaj do të blejnë për vete dhe miqtë.Shpresojnë që një ditë vaji shqiptar të tregtohet në Amerikë.

“Këtë vit me disa miq në Amerikë vendosën që të ndihmojnë fermerët shqiptar duke dërguar vajin deri në SHBA. Besoj se do të importojmë rreth 1000 -2000 litra.Duam të sigurohemi që gjithcka të jetë sipas normave. Sa i takon cmimit duhet të presim që të shohim se sa do të transferohet në Amerikë. Di të them se jemi të emocionuar ta shohim të gjithë procesin sesi vaji del”.

“Unë besoj së vaji shqiptar është i cilësisë më të mirë që kam provuar ndonjëherë. Besoj se marketet amerikane pasi ta kenë testuar cilësinë e vajit do të jenë gati për bashkëpunim me shqiptarët për të eksportuar vajin shqiptar. Vajin që do të marr marr këtu do ta ndaj me miqtë pasi mendoj së është cilësia më e mirë , shija më e mirë dhe ka përfitime te shumta shëndetësore”.

“Nuk e dija që vaji i ullirit mund të kishte një shijë kaq të mirë dhe pyes veten nësë kam provuar ndonjëherë vaj ulliri të vërtetë më parë.Mendoj se mund të ketë një bashkëpunim mes shqiptarëve dhe amerikanëve për eksportin e vajit pasi nëse ne arrijmë tja tregojmë amerikanëve se vaji që ata do të marrin është i pastër jo i kontaminuar si pjesa më e mëdhe e vajrave të ullirit”.

Specialistët thonë se cilësia e vajit është e mirë, kërkesa po ashtu,por prodhimi i ullinjve ka rënë krahasuar me vitin e kaluar.

 

Në dekadën e fundit sipërfaqet e mbjella me ullinj në Elbasan janë rritur ndjeshëm, ndërsa këtë vit një nga problemet që po hasin fermerët është mungesa e fuqisë punëtore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu