Rritja e çmimeve, Migen Qiraxhi: Gazi përdoret në masë për të kursyer, nuk mund të vihen taksa edhe te buk

0

I ftuar në një emision televiziv anëtar i “Qëndresës Qytetare” Migen Qiraxhi tha se rritja e cmimeve do dëmtojë shumë jetën e cdo qytetari shqiptar dhe është e padrejtë të vihet taksë dhe te buka e cila konsumohet në masë.

Qiraxhi u shpreh se gjëja e bukur e protestës dje ishte se ata dolën kundër këtij fenomeni, për tu artikuluar qartë për mënyrën e jetesës së tyre dhe se nuk pranuan ngjyrime partiake.

Ai theksoi ndër të tjera se në parlament qeveritarët dalin e bëjnë retorike apo mbajnë fjalime arrogante për tiu shmangur përgjegjësive të tyre.

“Rritje e karburanteve që duhet thënë se i shërbente industrisë dhe gazi i cili përdoret gjerësisht pasi gatuajnë me të për të kursyer. Para kryeministrisë dje ne na u bashkuan rrugët me qytetarë të cilët kishin të njëjtin shqetësim dhe më vjen shumë mirë që kishte një numër shumë të madh të tyre.

Në këtë vend jetojnë edhe njerëz që kanë kurajo dhe kanë guximin të protestojnë këtë krizë dhe atë format arrogant të kryeministrit.

Me këtë rritje cmimesh dhe nga gjithë bisedimet sot në parlament, Ahmetaj kur tha se ulja e TVSH është e drejte pë rata njerëz të palexuar, lind pyetja por kur u premtua kjo gjë këta ishin të palexuar? Është nje retorikë për të shmangur të gjitha përgjegjësite sepse është e padrejtë tu vendosësh taksë për bukën. Edhe në statistika del se ne konsumojmë shumë bukë.

Rritja e cmimeve u dëmton ditën qytetarëve dhe ata duan që në fund të saj ta kenë tavolinën plot të paktën me bazën ushqimore. Ne mendojmë që në të gjitha rastet presioni i qytetarëve është i jashtzakonshëm ndaj qeveritarëve dhe se fitojnë shumë nëse artikulohen qartë nëpër protesta.

Një ndër gjërat më të bukura që u ndodh shqiptarëve është që kur derdhen në shesh të mos pranojnë grupe me përmbajtje politike. Sigurisht që nëse qeveria dështon të sigurojë ato standard jetese duhet ta ndërrojë vendin më dikë tjetër i cili do të përballojë krizën me vendime respective.

Të gjithë ekuilibrat që janë krijuar në shoqeri nuk duhet të zhduken”– u shpreh Qiraxhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu