Nga Entela Duka-Gazetare
Prej 1 tetorit, pensionet në vend janë rritur me 8.6 për qind, duke përfshirë të gjitha kategoritë. Kjo rritje nuk e ka ulur pakënaqësinë e pensionistëve të cilët thonë se rritja është fare minimale dhe nuk i ndihmon asapak ata ekonomikisht. Vecanërisht pensionistët të cilët marri pension social, ose fshati janë edhe më të irritur.
Sipas tyre, si pasojë e pensioneve të ulëta që marrin detyrohen shpesh të kursejnë për të ngrënë. Nëse nuk do të ndihmoheshin ekonomikisht nga fëmijët jashtë, me pensionet që marrin as ilaçe nuk do të blinin dot.
Një i moshuar që trajtohet me pension social i dëshpëruar thotë se ka përfituar vetëm 600 lekë shtesë .
Rritje pensioni përfitojnë 767 mijë pensionist.
Qeveria gjithashtu ka konfirmuar bonusin e fundvitit për pensionistët në masën 5 000 lekë parashikuar në ligjin e buxhetit. Kjo i bashkëngjitet bonusit që qeveria dha në muajin prill.