Aktorja e njohur ukrainase, Oksana Shvets, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Kjo për shkak se banesa e saj, e cila ndodhej në Kiev u godit nga raketat ruse.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur Teatri i të Rinjve, ku Shvets bënte pjesë. “Fox Neës” shkruan se artistja ndodhej në banesë e saj në çastin kur ndodhi sulmi duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.
“Gjatë bombardimeve me raketa të një ndërtese banimi në Kiev, u vra një artiste e merituar e Ukrainës, Oksana Shvets,” thuhej në deklaratën e Teatrit të të Rinjve.
“Kujtim i ndritur për aktoren e talentuar! Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë!”, kanë shkruar kolegët e saj.