Rusia dhe Ukraina i bëjnë bilancin e shkatërrimeve njëra-tjetrës

0

Rusia thotë se ka shkatërruar 3593 objekte infrastrukturore në Ukrainë që prej pushtimit të saj në 24 shkurt, të cilin e konsideron një “operacion special”.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri një bilanc të ecurisë së këtij operacioni. Vetëm ditën e shtunë, ministria tha se ka rrëzuar një helikopter Mi-24 dhe 3 dronë të ushtrisë ukrainase.

Rusia gjithashtu njoftoi se ka sulmuar me raketa me precizion të lartë duke nxjerrë jashtë përdorimit një aeroport ushtarak në Vasylkiv, rreth 40 kilometra në jug të Kievit, dhe një qendër të komunikimeve radiofonike dhe të inteligjencës ukrainase në Brovary.

Nga ana tjetër, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se ka shkatërruar 362 tanke, 58 avionë, 83 helikopterë dhe 1205 mjete të rënda transporti të ushtrisë ruse. Gjithashtu ka arritur të shkatërrojë edhe 135 sisteme artilerie, 62 raketahedhëse, 33 sisteme mbrojtëse antiajrore, 585 mjete transporti, 3 anije luftarake dhe 7 dronë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu