Rusia ka rrëzuar një avion luftarak ukrainas

0

RUSI- Një zëdhënës ushtarak rus Igor Konashenkov, ka njoftuar në një konferencë për shtyp se forcat ruse të armatosura kanë rrëzuar një avion luftarak ukrainas MiG-29 pranë qytetit të Slovyansk, në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.

Sipas BCC, avioni luftarak ukrainas u shkatërruar gjatë një beteje ajrore. Konashenkov, gjithashtu tha se dhjetë dronë ukrainas janë shkatërruar nga forcat ruse.

Lufta është futur në ditën e 68-të. Civilët nga uzina e çelikut Azovstal, janë evakuuar dhe se kanë ndodhur dy shpërthime të forta mëngjesin e sotëm në Belgorod.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu