Rusia rikthehet me sulmet mbi Kiev, vëllezërit Klitschko: O zot merre Putinin mbrapsht, ose zhduke

0

Vetëm një muaj ka zgjatur qetësia në Kiev. Rusia ka rikthyer sulmet edhe mbi kryeqytetin ukrainas.

Kryebashkiaku i këtij qyteti, Vitali Klitschko dhe vëllai i tij, legjenda tjetër e boksit, Vladimir Klitschko, kanë folur për gazetën BILD.

Vitali tha se Rusia nuk po sulmon objektivat ushtarakë. “Qëllimi i tyre është që Ukrainë dhe gjithë Europa të vdesin për bukë,” tha Vitali.

Kurse Vladimiri tha: “Qielli mbi kokat tona nuk është i sigurt. Europa duhet të kuptojë këtë”.

Më tej Vitali thotë se Zoti duhet ta marrë Putinin.

“Putini ka shkatërruar jetën e miliona njerëzve. Ai e nisi këtë luftë, ai mund ta mbarojë. Ka shumë spekulime nëse Putini e nisi këtë luftë sepse është sëmurë dhe nuk i ka mbetur edhe shumë për të jetuar. Nuk kam informacione për këtë. Por miliona njerëz, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga Putini, kanë vetëm një dëshirë: Ose të zhduket Putini- ose Zoti ta marrë mbrapsht”.

I pyetur nëse ukrainasit shpresojnë se Putini mund të vdesë, Vladimiri thotë: “Është shpresa e mbarë botës që kjo luftë të mbarojë- me çdo mjet! Nuk ka rëndësi se si, për shkak se shumë njerëz, përfshi fëmijë,po vuajnë. Mbi një mijë fëmijë janë plagosur ose janë vrarë në këtë luftë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu