Sa trishtim! Kjo është studentja shqiptare që humbi jetën mbrëmjen e kaluar te tuneli i Kalimashit. (Emri)

0

Vajza që shihni në foto quhet Edjona Sala. Ajo është studente shqiptare në Itali. E reja humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e djeshme në tunelin e Kalimashit, si pasojë e një aksidenti ku u përfshi mjeti në të cilin ajo ndodhej dhe një tjetër. Edjona ishte pasagjere në njërin nga automjetet.

Mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja Edjona Sala, e cila gjendej në mjetin që drejtohej nga Malçi, ndërsa ky i fundit së bashku me Mariglen Gjokën dhe Sandra Begën kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekimin në spital.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu