SAGA E VRASJEVE/Si u ekzekutua ish-polici për llogari të përplasjeve mes fiseve

0

Ditën e sotme, Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ka bërë të mundur ekstradimin e Florind Shabanit, 40 vjeç, si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Roland Rexhepit ose siç njihej ndryshe në Elbasan me nofkën “Doda”.

Atentati ka ndodhur në 29 korrik 2009 në lagjen Vullnetari në Elbasan, ku ish-punonjësi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Roland Rexhepi mbeti i vrarë pas disa të shtënave me armë. Rexhepi është ekzekutuar sapo ka dalë nga pallati i tij, duke ju drejtuar garazhit për të marrë makinën dhe larguar në punë. Në këtë moment i është afruar me motor “Zong-Zhung”, njëri nga autorët e krimit, Armando Llakaj, i cili ka hapur zjarr në drejtim të Rexhepit duke e lënë të vdekur në vend.

Përplasja mes fiseve:

Për këtë ngjarje të rëndë që erdhi si rezulat i përplasjes mes grupit të Çapjave dhe familjes Mema në Elbasan, dy prokurorët e Elbasanit, Milan Laskaj dhe Ritvan Suka, mundën të sigurojnë prova dhe arrestojnë Marjus Tafa dhe Armando Llakaj. Të dy këta persona konsideroheshin në 2009 si njerëz të afërm të familjes Çapja, ndërsa tashmë janë dënuar me 24 dhe 23 vite burgim, ku vijojnë të vuajnë dënimin në burgun e Peqinit. Ndërkohë pas, 12 vite nga kjo ngjarje prokuroria ka mundur të identifikojë dhe arrestojë Florind Shabanin, njërin nga bashkëpuntorët në këtë vrasje. Identifikimi i Shabanit është kryer duke analizuar një profil AND-je që është gjendur në një kapuç dhe një bisht cigare. Ky profil ka dalë i njëjtë me atë që ka dhe Florind Shabani. Ky i fundit në momentin e zbulimit, ndodhej në një burg në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

3 vite më pas i vranë vëllanë:

Tre vite më pas, në 30 dhjetor të 2011 në Elbasan është vrarë, vëllai i Roland Rexhepit, Ilir Rexhepi. Për këtë vrasje, prokuroria ka shpallur në kërkim Mihal alias Mirgen Toshin, i cili momentalisht ndodhet në një burg të Selanikut. Ekzekutimi i këtij të fundit është kryer me pagesë për llogari të një grupi kriminal në Elbasan. Kjo pasi dy vite më parë, në 29 korrik 2009, i njëjti grup kriminal, urdhëroi vrasjen e vëllait të Ilirit, Roland Rexhepit ose siç njihej ndryshe me nofkën ”Doda”. Eleminimi i dy vëllezërve është pjesë e serialit të vrasjeve mafioze të ndodhura gjatë këtyre viteve në qytetin e Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu