Sali Berisha del me deklaratë nga selia: Harta e re gjyqësore cënon aksesin e qytetarëve në drejtësi

0

Sali Berisha:

Pas përgjysmimit të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, krijimin e një stoku prej 10 mijë dosjesh gjyqësore, dhe mohimit të të drejtës për proces të rregullt gjyqësor, urdhëroi KLGJ e partisë që të mbyllë 18 Gjykata në të gjithë vendin. Me këtë vendim gjobiten dhe ndëshkohen qytetarët  e të gjitha qarqeve të vendit përveç Tiranës. Qytetarëve iu mohohet defakto aksesi në sistemin e drejtësisë.  Mbyllja e shumë gjykatave cënon aksesin në drejtësi, si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes. Vendimi i KLGj-së jo vetëm dhunon interesat e publikut, por edhe grupe të tjera si avoketërit, ndërmjetësit, eksprtët kontabël. Harta e re gjyqësore bie ndesh me rezolutat e BE, që kërkon që të merren në konsideratë mendimet e grupeve të interesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu