Salianji ‘rikthen’ Ervis Martinajn: Mund të jetë vrarë e s’e thoni dot, polici që e shoqëronte ka përmendur emrat e oficerëve të lartë

0

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka rikthyer në Kuvend dosjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur pa gjurmë që nga 9 gushti. I pranishëm në Kuvend, drejtuar ministrit Bledi Çuçi, Salianji tha se Martinaj mund edhe të jetë vrarë, por që maxhoranca nuk e thotë këtë gjë. Ai pyeti Çuçin nëse ishte në dijeni që efektivi që e shoqëronte të shumëkërkuarin deri në ditët e fundit para se të zhdukej ka rrëfyer emra të oficerëve të lartë. Sipas Salianjit, këta oficerë kanë qenë në ‘shërbim të krimit’ gjithashtu.

“Vetëm keni bërë qarkullim, i merrni nga këtu i çoni aty. Janë të njëjtit njerëz. Prandaj situata e krimit është kështu. Prandaj punonjësit e policisë së shtetit, këta që kanë mbetur përdoren si bodigardë të krimit. Njeri prej tyre me një super të kërkuar që sot është i zhdukur apo i vrarë dhe ju nuk e thoni dot. Meqë jemi këtu, a keni ju dijeni zoti ministër që personi që shoqëronte Ervis Martinajn ka dhënë dëshmi duke përmendur emra të oficerëve të lartë të policisë së shtetit që i shërbenin krimit. Nëse po, pse nuk veprohet për të marrë masa ndaj tyre dhe për ti cuar para përgjegjësisë. A kanë ata një mbrojtje politike? A përdoret edhe në këto raste, në rastet e të kërkuarve dhe super kërkuarve policia e shtetit për t’ju ruajtur krahët kriminelëve. Dua tju them edhe dëshminë e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, i cili tha se operacioni për kapjen e shumë të kërkuarve është dekonspiruar. Nga kush është dekonsipuiruar, kush do ti bëjë këtë hetime? Ky që nuk i skuqet fytyra dhe nuk ka turp?”- tha Salianji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu