Salianji zbulon ‘hilen’ e Ramës: Lejon ndërtimet pa leje se ka marrë para, po rifut oligarkët në lojë para zgjedhjeve

0

Atentati mafioz me 3 viktima në Fushë-Krujë, reagon Salianji: Ortakëria e qeverisë me krimin po sjell pasoja dhe po krijon panik tek qytetarët
Deputeti i PD, Ervin Salianji komentoi deklaratat e Ramës për ndërtimet pa leje. Salianji tha se Rama po rifut në lojë oligarkët e vet ndërsa shtoi se kreu i qeverisë po legalizon për oligarkët për t’i shmangur nga përgjegjësia penale.

Më tej Ervin Salianji deklaroi se qeveria i lejon ndërtimet pa leje edhe në këmbim të rryshfetit ndërsa theksoi kryeministri e shet në publik sikur po godet ata që ndërtojnë pa leje.

“Shteti i ka lejuar me dijeni në këmbim të ryshfetit. Rama s’po godet njerëzit e vet, por po legalizon pronat e njerëzve të vet duke pasur boshllëk ligjor dhe s’ka mundësi tjetër si ti legalizojë, se do ishte i detyruar që për ndërtimin e paligjshëm që ata kanë bërë, e dini që gjobat për ndërtime të paligjshme për pallate është miliarda lekë, dhe nga ana tjetër do mbanin përgjegjësi penale duke shkuar në burg deri në 1 vit minimalisht, nëse s’e kanë bërë në pronën e tyre më shumë.

Në këto kushte ai po legalizon se ka ardhur fushata elektorale. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet, ai po rifut në lojë të gjithë oligarkët e vet të cilët i ka lejuar deri tani. Provojeni ju të bëni një ndërtim, s’ju lë njeri. Rama po legalizon oligarkët duke i shmangur nga përgjegjësia penale. E shet në publik këtë sikur po godet”-tha Salianji per Syri TV.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu