Sapo zbriti nga mjeti i blinduar, ekzekutohet biznesmeni në Greqi, më parë e kishin sulmuar me granata

0

Një biznesmen grek është ekzekutuar me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm, në Greqi.

Mediet fqinje raportojnë se autorë ende të paidentifikuar kanë qëlluar për vdekje një pronar të një pike karburanti.

Viktimë ka mbetur një 38 vjeçar, i cili është qëlluar sapo ka mbërritur me automjetin e tij të blinduar BMË para pikës së tij të karburantit.

Në momentin kur ai ka zbritur nga makina e tij një makinë tjetër e bardhë, në të cilën udhëtonin katër persona, i është afruar dhe e kanë qëlluar me kallashnikov, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka gjetur të paktën 25 gëzhoja.

Pas atentatit, policia greke ka gjetur dhe një furgon të djegur, pak larg vendin të ngjarjes, që dyshohet se iu përket autorëve.

Sipas medieve helene në të kaluarën persona të panjohur kishin sulmuar me granatë këtë pikë karburanti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu