Sarandë/ Zbuten tensionet, çfarë po ndodh mes dy kandidanteve sfidante Anila Denaj dhe Ina Zhupa

0

 

Kandidatet sfidante në zgjedhjet e 25 Prillit, Anila Denaj dhe Ina Zhupa, përshëndetën përzemërsisht njëra tjetrën në përfundim të numërimit të votave në Bashkinë e Sarandës.

Të qeshura dhe dashamirëse, dy gratë të cilat kandidojnë njëra me PS dhe tjetra me PD në Sarandë u përqafuan në përfundim të garës elektorale.

Në Sarandë PS fitoi me 7 mijë e 842 vota ose 53%, ndjekur nga PD me 5 mijë e 61 ose 33% dhe LSI me 1 mijë e 480 apo 10%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu