Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron pasi e kanë uruar Donald Trump për fitoren e thellë në zgjedhjet presidenciale të SHBA, nuk e kanë fshehur as shqetësimin që mund të vijë nga një kontekst i ri gjeopolitik në kontinentin e vjetër.
Scholz dhe Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë theksuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit mes shteteve evropiane në këtë realitet të ri politik.
Reagimi i Scholz:
Amerika ka votuar. Gjermania mbetet një partner i besueshëm transatlantik. Kjo vlen edhe për kërcënimin e sigurisë që paraqet Rusia në rajonin euroatlantik sipas të gjithë aleatëve të NATO-s.
BE-ja tani duhet të qëndrojë veçanërisht afër – dhe të veprojë e bashkuar. Si Kancelar, unë jam duke punuar drejt këtij qëllimi, së bashku me Emmanuel Macron. Ne jemi duke u koordinuar ngushtë me krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së – nesër në Budapest dhe në javët në vijim.
Gjermania dhe SHBA ndajnë një partneritet dhe miqësi që është rritur gjatë dekadave. Ne besojmë se jemi më mirë së bashku. Mund të arrijmë shumë më tepër duke punuar së bashku sesa kundër njëri-tjetrit.
Reagimi i Macron:
Sapo fola me kancelarin Olaf Scholz. Ne do të punojmë për një Evropë më të bashkuar, më të fortë, më sovrane në këtë kontekst të ri. Duke bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke mbrojtur interesat dhe vlerat tona.