Scholz, Macron dhe Draghi udhëtojnë sot drejt Kiev-it, nisen me tren special nga Polonia

0

Secili prej tyre është kritikuar nga zyrtarët ukrainas për atë që Ukraina e percepton si një qasje të butë ndaj Rusisë.

UKRAINË-Kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Kiev-it. Tre liderët evropianë hipën në një tren special në Poloni dhe pritet të mbërrijnë këtë mëngjes në Kiev të Ukrainës, sipas rrjetit gjerman ZDF dhe gazetës italiane La Repubblica, e cila publikoi një foto të tre liderëve brenda trenit.

Secili prej tyre është kritikuar nga zyrtarët ukrainas për atë që Ukraina e percepton si një qasje të butë ndaj Rusisë.

Ditën e djeshme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç vizituan Kievin, ku u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyyn.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu