“S’e kam vrarë unë, ç’thoni?!”/ 58-vjeçari nga Divjaka nuk pranon vrasjen e babait: Gjeni autorin!

0

Po ashtu, shtoi se ditën e krimit kishte pirë raki me të atin, ndërsa më pas kërkoi edhe unazën që mbante në gisht pasi i mungonte.
Gjykata e Lushnjes ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 58-vjeçarin Andrea Stasa, i cili akuzohet se 3 ditë më parë vrau babain e tij në fshatin Remas, Dhimitrin, duke e mbytur me duar. 58-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur u arrestua nga Policia e Shtetit. Ndërsa deri më sot nuk e pranon vrasjen e të atit.

“Nuk kam bërë vrasje unë, çfarë thoni,”-kështu u shpreh ai para togave të zeza. Po ashtu, shtoi se ditën e krimit kishte pirë raki me të atin, ndërsa më pas kërkoi edhe unazën që mbante në gisht pasi i mungonte. Ndërkohë që në pamje shfaqej i shkujdesur dhe me këmishën e zbërthyer.

Edhe pse ai akuzohen për vrasjen e të atit, Andrea Stase kërkoi drejtësi për vrasjen e 85-vjeçarit, ndaj dhe Gjykata kërkoi që ndaj 58-vjeçarit të bëhet edhe një vlerësim i shëndetit mendor. Ndërkohë që asnjë nga familjarët e autorit të dyshuar nuk ishte i pranishëm në seancë.

85-vjeçari Dhimitër Stasa u vra më 7 Korrik në fshatin Remas të Divjakës. Ai ishte dhunuar dhe më pas ishte mbytur me duar nga i biri, i cili prej dy muajsh ishte kthyer nga Italia, ku ishte i dënuar me 13 vite burg në Itali për trafikim të qenieve njerëzore dhe trafik droge. Ndaj në fshat njihej dhe me emrin Kujtim, pasi përdorte disa identitete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu