Seanca maratonë për Portin e Durrësit, Ahmetaj: Qeveria e Shqipërisë ka 33% të projektit më madhor në historinë e saj

0

Vijon ende seanca maratonë në Kuvend ku pritet të miratohet projektbuxheti për Portin e Durrësit.

Pas debateve të shumta prej orësh lidhur me formatin juridik të këtij projekti, deputeti i PS-së Arben Ahmetaj u shpreh se qeveria e Shqipërisë ka 33% të projektit më madhor në historinë e vendit.

“Kjo është seancë jo për t’i mbushur mendjen opozitës, projekti prezantohet si formati i tij juridik. Qeveria e Shqipërisë ka 33% të projektit më madhor në historinë e Shqipërisë, në Portin e Durrësit. Ka 2 shtylla kryesore, është marrëveshja me Emiratet. Vendimi ka të bëjë me transparencën me shqiptarët dhe jo ndaj jush. Se ju do kundërshtoni çdo lloj investimi, e bëni pis deri tek vetja. Ka dinamikë zhvillimi ekonomik. Çfarë i bën porti qytetit të Durrësit, i ka zënë frymën. A ka qytet të madh bregdetar pa port? Jo. Vendimi i parë ishte spostimi i portit që ti shërbejë Ballkanit Perëndimor. Në anën ekonomike. Do kemi marina, ndoshta pas aq vitesh do jemi a sdo jemi gjallë. Kam dëgjuar, sa para ka ky e sa ka ai. Përfiton vendi, pak janë 1% e prodhimit të brendshëm. Pse pak janë 12 mijë vende pune”-tha Ahmetaj nga foltorja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu