“Së fundmi, nuk ka pasur sulme kibernetike”/ Balluku: Vëmendje e shtuar në kampin MEK, mos të harrojmë si erdhën ata në Shqipëri

0

Balluku: Nga 1 tetor deri në 18 tetor është hapur gara për të gjitha subjektet instaluese të paneleve diellore dhe 2 mijë njësi janë gjeneruese për energjinë elektrike, 20% e faturës mujore shkon për ngrohjen e ujit. Synimi ynë është të kemi mbi 20 mijë njësi të ngrohjes për abonentët familjarë për të ulur dhe koston në faturë, në kushtet e krizës ekonomike.

Si për programin që kemi lançuar në 1 tetor për këto subjekte prodhuese e deri te momenti i instalimit, për këto veprimtari që kanë të bëjnë me kursimin e energjisë do të angazhohet task forca për mbarëvajtjen e procesit.

-A ka patur tentative të tjera të sulmeve nga hakerat dhe a janë marrë masa për kamnp

Balluku: Sulme të tjera, ne kemi një vendim që e kemi shpërndarë në të gjitha analizat që kanë dalë dhe kemi thënë se nga cila strukturë ka ardhur sulmi, skemi indicie të tjera. Sulmet kibernetike sot janë kthyer në normalitet, po të flisni me një drejtues banke do u thotë sa herë në ditë ka sulme sistemi tyre.

Sulmi në korrik ka pasur 0 clear për të fshirë të gjitha sistemet tona dhe nuk ia ka dalë, vinte nga Ministria e Iranit. Për kampin MEK, ministria e brendshme ka pasur vëmendjen tek ta, ka një marrëveshje me qeverinë për aktivitetet e tyre, normalisht ka vëmendje të shtuar, most ë harrojmë që kanë ardhur si grup për mbrojtje humanitare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu