Sekuestrimi i 12 kg kokainë në Portin e Durrësit, ky është personi përgjegjës i arrestuar

0

Detaje të reja janë bëre me dije për sa i përket sasisë së drogës së sekuestruar ditën e sotme në një kontenier me banane në Portin e Durrësit.

Pas peshimit të sasisë së narkotikëve është zbuluar se janë 11.650 kg kokainë në pakot e sekuestruara, të cilat ishin fshehur në impiantin e kondicionerit.

Gazetarja e Fax News, Kloida Gjuzi bën me dije se kontenieri i përket një kompanie që sillte banane në Shqipëri.

Ndërkohë mësohet se është arrestuar Bajron Gumeni si personi përgjegjës për këtë sasi kokaine të sekuestruar. Ai është vëllai i Eduart Dautit, administratori i kompanisë pritëse të bananeve.

Personi tjeter i ndaluar, pasi jane bere verifikimet e nevojshme, eshte lene i lire. Sasia e kokaines u kap diten e sotme ne Portin e Durresit, ne nje kontenier qe vinte nga Amerika Latine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu