Sekuestrimi i 400 kg kokainë, Artan Hoxha: Kjo linja e “re” nga Brazili, diçka më kujton!

0

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë në Lipjan të Kosovës. Përmes një postimi në “Facebook”, Hoxha shkruan se kjo linjë e re nga Brazili nuk i duket dhe aq e “re”, pasi i kujton diçka.

Artan Hoxha:

“Kur ke fat, ke fat… Në kohen dhe në vendin e duhur… Në Lipjan të Kosoves, në ambjentet e kompanise ku eshte kapur nje sasi e frikshme kokaine, e fshehur brenda nje ngarkesa me mish te nisur nga Brazili. Nderkohe oficeret e njesise speciale te policise se Kosoves dhe oficeret e antidroges nga Tirana jane ende duke punuar për te peshuar dhe saktesuar sa eshte sasia e sekuestruar e kokaines… Kjo linja e “re” nga Brazili, diçka me kujton!!! Në fakt nuk me duket aq e “re” sa thone…”

Ndërkohë kujtojmë se mesditën e kësaj të hëne u sekuestruan 400 kilogram kokainë e fshehur në kontenierët me mish të ardhura nga Brazili dhe që kishin si destinacion Lipjanin.

vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu