Sekuestrimi i pasurisë prej 5 milionë eurosh, Gjykata e Lartë rrëzon Kastriot Ismailajn

0

Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin për sekuestrimin e 5 milion eurove pasurie ndaj ish administratorit të CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj. Një vit më parë Ismailaj, u dënua nga Gjykata Tiranës me 11 vite burg.

Gjithashtu gjatë shpalljes së vendimit togat e zeza të kryeqytetit urdherua që shumat financiare prej afro 5 milion eurove të sekuestruara në llogaritë bankare të Ismailajt, të konfiskohen dhe ti kalojnë në administrim buxhetit të shtetit.

Ismailaj u dënua me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprëa penale”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu