Sekuestrimi i rreth 1 mln paund, arrestohet shoferi i fugonit në Portin e Durrësit

0

Jetmir Ismaili është shoferi i furgonit ku ditën e sotme janë sekuestruar rreth 1 milionë paund në Portin e Durrësit.

Sipas burimeve, dyshohet se personi në fjalë ka dhe furgona të tjerë që bënin linjën Angli-Shqipëri. Ai ëstë ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje.

Drejtori i Policisë së Durrësit, nëndrejtori, shefi i Krimit Ekonomik dhe Drejtori i Doganës kanë zbarkuar në Portin e Durrësit.

Mesditën e sotme, një shumë rreth 1 milionë paund mësohet se u sekuestrua në një furgon mallrash të linjës Angli-Shqipëri.

Paratë ishin fshehur në shasinë e furgonit dhe dyshohet se i përkasin një grupi kriminal, i cili synonte t’i kthente në Shqipëri paratë e fituara me aktivitet të paligjshëm në Angli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu