Sekuestrohen 11 ton kokainë në portin Antwerpen të Belgjikës

0

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në portin Antwerpen të Belgjikës.

Policia vendase bën me dije përmes një njoftimi për shtyp, se në port u sekuestruan plot 11 ton kokainë gjatë një operacioni të zhvilluar në datën 2 prill.

Vlera totate e kokainës në treg shkon në 1.4 miliardë euro. Ky është operacioni i dytë i zhvilluar në pak kohë, pasi vetëm një muaj më parë, po në këtë port u sekuestruan plot 17 ton kokainë.

Hetimet për këtë grup kriminal që sillte drogë në Europë nga Amerika Latine kanë nisur në vitin 2018, ndërsa policia thotë se ka arritur të deshifrojë miliona mesazhe dhe telefonata të koduara të realizuara mes anëtarëve të grupit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu