Shaban Doçi, 84 vjeçari nga Elbasani që ka një jetë që agjeron , madje dhe në komunizëm

0

Nga Entela Duka

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për besimtarët myslimanë. Ndërsa kanë cekur fundin e agjerimit ,mirënjohës që përjetun përfitimet e tij shprehen veçanërisht të moshuarit.I tillë thotë se ndjehet 84 vjeçari Shaban Doçi.

Ai nuk mban mend një vit të jetës së tij kur nuk ka agjëruar në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.Nuk e ka ndalur as mosha, por as punët e rënda që ka bërë dikur.

I moshuari nga Elbasani thotë se detyrimi ndaj Allahut ka qenë më i madh se frika e regjimit komunist kur besimi ishte i ndaluar.

84 vjecari thotë se nuk e përkufizon dot rëndësinë e muajit të Ramazanit, ndërsa shpreson të agjerojë deri në ditën e fundit të jetës.

Në fund besimtari përcjellë edhe mesazhin e tij për të gjithë agjeruesit dhe jo vetëm.

Shabanin e gjetëm në xhaminë Mbret në lagjjen Kala , teksa kryente faljet e përcaktuara si një detyrim e përkushtim ndaj Zotit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu