SHBA e sanksionoi, ambasadori serb mbështet Dodik: Shkon në Washington dhe…

0

Ambasadori serb Marko Gjuriç do të shkojë në Republikën Srpska në Bosnjë për ta mbështetur Millorad Dodik, të cilin SHBA-ja e sanksionoi. Mediat vendase raportojnë se ai nuk ia përmendi emrin Dodikut, por vizita e tij në këtë kohë dëshmon se vendimi i vendit më të fuqishëm në botë, SHBA-së nuk e ka shkëputur mbështetjen institucionale që Serbia ia jep njerëzve të tillë.

Ambasadori serb shprehu se Serbia do të vazhdojë ta mbështesë Republika Srpskan sigurisht edhe liderin e serbëve në Bosnjë, Millorad Dodik, të cilin SHBA-ja e cilëson si të përfshirë në akte korruptive dhe se po e destablizon Bosnjën.

“Më vjen mirë edhe për vajzat e mia që një ditë do të mund të analizojnë dhe të shohin se çfarë kemi bërë në atë periudhë, kështu që ndoshta edhe ata duan të vazhdojnë këtë fill të luftës sonë, që besoj se është shumë brezash. Në periudhën e ardhshme, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe angazhimin e shumicës së popullit serb, kjo mbështetje do të vazhdojë,’- tha Gjuriç.

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi të mërkurën për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik. Siç thuhet në njofim, sanksionet janë vendosur edhe ndaj televizionit ‘Alternativa’ nga Banja Lluka, që ndërlidhet me Dodikun. Sanksionet e reja përfshijnë bllokimin e aseteve dhe llogarive bankare.

Përveç Dodikut, SHBA-ja ndërmori sanksione edhe kundër ish-kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Milan Tegeltija dhe Përfaqësuesit të Asamblesë Parlamentare të Republika Srpskas, Mirsad Kukiç. Të dy u futën në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu