“Shënime me përmbajtje fetare dhe shenja të mos ushqyerjes tek dy vajzat”, detaje për ngjarjen e rëndë

0

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me e zbuluar sot në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta, ndërsa vajza tjetër e familjes Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, tha se në vendngjarje u ngrit menjëherë një grup pune, me ekspertë mjekoligjorë, të cilët kanë gjetur shënime fetare brenda banesës. Po ashtu ai pohoi se tek vajzat ka pasur shenja të mos ushqyerjes.

Jaupi konfirmoi se bëhej fjalë për dy vajza të arsimuara, por pavarësisht shkollës, ishin të papuna.

“Është gjetur një 33-vjeçare dhe e ëma të cilat janë pa shenja jete. U krijua grupi hetimor me dy ekspertë mjeko-ligjorë, dy oficerë dhe po kryen veprime në vendngjarje. Paraprakisht eksperti mjeko- ligjor komunikoi, dhe dy viktimat nuk kanë shenja jete, por mendohet që mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Jemi në hetime intensive, menjëherë do iu njoftojmë konkluzionet.

Ju thashë që mendohet për vetëflijim. Për këtë ne po grumbullojmë materialet, prova, në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime fetare. Do bëhet ekspertiza. Dy vajzat kanë qenë të arsimuara, kanë mbaruar shkollën e lartë por ishin të papuna. Ka shenja të mosushqyerjes tek vajzat në ditët e fundit”,- tha Rebani Jaupaj.

Ndërkohë, gazetarja Bezat bëri me dije për “BalkanWeb” se tre gratë, kishin disa javë që nuk dilnin nga banesa e tyre.

Familjaret dhe fqinjët kanë njoftuar dhe para 3 javësh policinë me pretendimin se kishin javë që nuk i shihnin gruan dhe 2 vajzat. Policia e zonës mori kontakt me familjen Josifi dhe ato i thanë që është zgjedhja e tyre personale për të mos dalë nga banesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu