Sherr i ashpër mes tunizianëve dhe shqiptarëve në Itali, njëri qëllohet me thikë në kokë dhe tjetri me armë zjarri

0

Mediat italiane raportojnë se një pritë e dyfishtë mes grupeve kriminale shqiptare dhe tuniziane ka alarmuar policinë dhe banorët e zonës së Porto SantElpidio në Italia.

Fillimisht është raportuar për një sherr me thika por disa ditë më vonë sherri ka shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Raportohet se që ka ndodhur në ditët e fundit në Porto Sant’Elpidio lidhet me një luftë e vërtetë bandash.

Bëhet fjalë për dy grupe, tunizianë dhe shqiptarë, që sherri midis tyre lindi pas prishjeve për pazare droge.

Episodi i parë ndodhi kur afrikanët e veriut goditën me thikë njërin nga shqiptarët që pësoi plagë me thikë në kokë. Episodi i dytë doli në skenë të nesërmen në mbrëmje, kur dy tunizianët i zunë pritë një tjetër shqiptari duke e qëlluar me armë ndërsa ai ishte në makinë. Burri arriti të shpëtonte dhe të ikte. Ai raportoi gjithçka në polici. Ndërkohë po hetohet për të arrestuar autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu