Një sherr mes dy personave ka agravuar deri në plagosjen me thikë të një 25-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku gjatë një konflikti, Florian Garo, ka goditur me mjet prerës Kristian Priftin, 25 vjeç, i cili si pasojë është lënduar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.