Sherr mes dy drejtuesve të mjeteve në Berat, plagoset 44-vjeçari

0

Mjetet kanë qëndruar në mes të rrugës dhe dy drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Më pas, Bitri ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar 44-vjeçarin në këmbë.
Një konflikt i mbartur mes dy persona ka qenë gati duke përfunduar me një të vrarë këtë mbrëmje. Arsen Bitri, banues në Berat ka udhëtuar për në agjen “Çlirim” për tu përballur me Erjon Dajën, një 44-vjeçar me të cilin ishte konfliktuar në mesditë. Ai e ka gjetur 44-vjeçarin brenda mjetit të tij dhe të dy janë konfliktuar fillimisht verballisht e në distancë.

Më pas, të dy kanë zbritur nga makinat dhe kanë nisur përleshjen fizike. Bitri ka nxjerrë armën për të qëlluar drejt Dajës, por pistoleta është bllokuar. Më pas, ai ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar 44-vjeçarin duke e lënë të plagosur. Daja është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autori është arratisur.

Para grupit hetimor 44-vjeçari ka rrëfyer se i ka shpëtuar një atentati që Bitri kishte përgatitur për të.

“Kishte pistoletë, erdhi të më qëllonte me pistoletë por pasi pistoleta nuk iu shkrep, më qëlloi me thikë,”- ka treguar Daja.

Ende nuk duhet se si ka nisur konflikti mes tyre në mesditë që ka nxehur gjakrat deri në përdorimin e armëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu