Sherr mes të rinjsh/ Goditet me thikë në zemër, vdes tragjikisht 26-vjeçari. Arrestohet 16-vjeçari. Emri

0

Një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar me një viktimë! Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pyllin e Sodës, ku një 26-vjeçar i identifikuar si Aleksandër Petanaj mori një goditje me thikë në zemër.

25-vjeçari u fut për të shuar sherrin ku ishte i përfshirë vëllai i tij, por u godit me thikë. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është një 16-vjeçar i cili sipas burimeve, është arrestuar nga uniformat blu.

I riu u dërgua në gjendje kritike në spital, ku fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Kanë qenë shokët e tij të cilët e kanë dërguar të riut në spital, ku fatkeqësisht humbi jetën.

Nuk dihen ende rrethanat, e ndërsa mësohet se autori dhe viktima kanë pasur konflikte të mëparshme.

Viktima Aleksandër Petanaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu