POGRADEC- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se disa adoleshentë janë zënë me njëri tjetrin në ambientet e shkollës.
Sherri ka ndodhur për motive të dobta, ndërkohë që dy prej tyre kanë mbetur të lënduar. Adoleshentët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.