Sherr për motive të dobëta në Sarandë, ndërron jetë 65 vjeçari

0

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin “Gjashtë” në hyrje të qytetit të Sarandës.

Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin me inciale A.B, i cili ka dhunuar për vdekje një 65-vjeçar.

Sipas uniformave blu autori i dyshuar i krimit e ka qëlluar viktimën me shishe në kokë. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia thotë se autori mund të ketë qenë i dehur.

Sarandë / Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu