GREQI- Vritet me plumb në kokë shqiptari në Mykonos. Mediat greke raportojnë se viktimë ka mbetur një 34-vjeçar me origjinë shqiptar e autor i dyshuar është një 33-vjeçar grek (tashmë i arrestuar).
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit të sotëm, në një lokal në zonën e Skylabela. Sipas informacioneve nga mediat greke, greku është përfshirë në konflikt me shqiptarin për një vajzë. Pas sherrit, greku shkoi në banesën e tij, mori pushkën e më pas u rikthye në lokal, aty ku ekzekutoi me plumb në kokë shqiptarin.
33-vjeçari grek është arrestuar, por është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit. Identiteti i shqiptarit ende nuk bëhet i ditur.