Sherri Cllevio – Noizy/ Stresi flet hapur: Ke nevojë për psikiatër. Mbylle gojën se do të të paketojnë

0

Madje ka ndarë me ndjekësit e tij dhe mesazhin që i ka dërguar Noizy, i cili i kërkon që ta dërgojnë Ahmetin tek një psikolog për të marrë kujdesin e duhur mjekësor.

Sherri mes reperëve Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) dhe Rigels Rajku (Noizy) duket se vazhdon. Për ta ka folur miku i tyre, Arkimed Lushaj, Stresi, i cili i ka bërë thirrje mikut të tij që të ndalë ofendimet në rrjetet sociale. Madje ka ndarë me ndjekësit e tij dhe mesazhin që i ka dërguar Noizy, i cili i kërkon që ta dërgojnë Ahmetin tek një psikolog për të marrë kujdesin e duhur mjekësor.

“Unë kam marrë edukatë, nuk kam prerë kurrë asnjë në besë. Regjistroni këtë live se nuk flas më. Mua nuk më ka shkelur njeri me këmbë. Ti nuk ke respekt për nënën tënde se i kaloi jeta në burgje. Vetëm burgu të kthen në vete ty. Ti nuk ke rregull. Ti del shan nënën time, ke nënën më të mirë. Heroinë e ke. Isha tek shtëpia, e pashë si i trajton shokët. Kam karakter. Jemi një moshë. Ça kujton se t’i çoi Noizy me u pajtu ato rrobat? Po kush je ti more? Mos shaj asnjë more se do dalë ndonjë që do të të fikë. Se ti je gango TikTok. Mos na fut në siklete me shokë. Ti argëto disa fëmijë në TikTok. Po flisja me Gelsin (Noizyn) dhe unë s’kam parë njeri më ashtu se mua të më shanin robt e shtëpisë…Ai më tha çojeni tek doktori se nuk është mirë djali. Ai fliste mirë deri në momentin e fundit.

Ne duam me ec para se jam 35 vjeç e dua të iki para. Sot nuk jam krenar për çfarë kam bërë kur kam qenë adoleshent. E kam pasur gabim 100%. Nëse të duket vetja superior, si kjo kafe të kemi. Mos kujto se…Zoti të ndihmoftë se ke një vëlla shëmbullor. I shkreti ç’vëlla i ka rënë për pjesë. Ke dhe një mesazh nga baba im, më tha kurrë sot e 1000 vjet mos u bë kurrë me të. Nëna ime falet për ty. Por ti ke degraduar, nuk e di ç’drogë po pi. Ishalla Zoti im vë dorë në ty. Je mosmirënjohës. Do vijë dita që do mbetesh tek pullë vetëm. Do jesh më keq se nuk po i dëgjon fjalët e mia. Kthehu kush ke qenë. Ke qenë djali i mirë. Bëj për familjen tënde. Je vetëm me nënën në Lushnje, po e mbyt qerosin në burg. Po e presim të dalë dhe pastaj do i sqarojnë njerëzit punët me ty. S’dua të shoh të shkatërruar dhe të degjenruar si ti. Arkimedin e ke prerë në besë. Mos guxo me i marrë gjërat për dobësi se nuk është mirë. Kaq di të them unë. Mos kërcëno njerëzit në internet se do të shkosh në pikë të burgut. Do të të paketojnë prapë në burg,”-tha Stresi ndër të tjera në video.

Kanë kaluar vetëm dy ditë nga kërkimi i faljes që Cllevio i bëri Noizyt dhe atëherë kur dukej se gjakrat janë qetësuar, Cllevio sërish ditën e sotme ka shpërthyer në sharje dhe ofendime ndaj reperit Noizyt që duhet thënë se që në fillim nuk e kishte besuar ndjesën e tij dhe ishte treguar skeptik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu