Sherri me Cllevion dhe tritoli në biznes, Noizy shkon në koncert i shoqëruar me forcat “RENEA” (VIDEO)

0

SHKODËR– Pas sherrit me Kleviol Ahmetin, të njohur si Cllevio, Noizy ka marrë masa të rrepta në koncertet e tij. Në disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ai po shoqërohet jo vetëm nga sigurimi i tij, por edhe forca të shumta policia, përfshirë edhe forcat RENEA.

@sikizabjelo

♬ original sound – SIKIzabjelo

Një person ka publikuar një video në TikTok nga koncerti i tij i fundit në Shkodër ku shihet se forcat speciale hyn në lokalin ku reperi po mbante koncertin, ndërsa një furgon policie ndodhej jashtë.

Pak javë më parë reperi Noizy u përfshi në një konflikt fizik me reperin Cllevio. Ky i fundit u vu në pranga pasi policia zbuloi se ishte thyer masa arrest shtëpiak si dhe iu gjetën lëndë narkotike. Pas ndalimit të Cllevios, Noizyt iu vendos sasi tritoli në dy biznese të tij në Durrës. Autori ende nuk është identifikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu