Sherri mes kreut të PD dhe simpatizantëve të PS, policia: 7 të shoqëruar

0

Policia e Manzës ka reaguar lidhur me një sherr të ndodhur në këtë zonë. Mësohet se një konflikt verbal janë përfshirë kreu të PD në këtë zonë, Gazment Luku, dhe dy djemve të tij, me një grup simpatizantësh të PS.

Sipas asaj që raporton policia ka pasur konfrontim verbal mes demokratëve dhe simpatizantëve të PS, të cilët kanë shkuar para zyrave elektorale të PD, duke brohoritur e plasur fishekzjarrë.

Njoftimi i policisë:

Manëz/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2021, në orën 20:30, në Manëz, në rrugë, janë konfliktuar verbalisht shtetasit G. L., M. L., D. L., M. S., Sh. L., M. H., dhe M. H., të cilët janë shoqëruar në ambientet e Policisë për tu pyetur mbi rrethanat e konfliktit dhe për tu trajtuar në zbatim të procedurave ligjore. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu