Sherri mes mësueseve në mes të Tiranës/ Eksperti: Ministria reagoi shumë dobët, duhen bërë studime psikologjike

0

Eksperti i Arsimit, Qemal Çejku:

Si ka mundësi që nuk ka një reagim nga ministria për sherrin e ndodhur mes dy mësueseve?

Ministria ka reaguar me drejtorinë vendore të asimit por ka reaguar shumë dobët. Nuk duhet të shkovete vetëm tek mësuesit, sepse nuk është i plotë si reagim. Le të themi nga erdhi ky lloj konflikti. Në këto vite ne nuk kemi bërë as studime psikologjike tek mësuesit për të parë sesa të aftë janë ata pas pandemisë për të dhënë mësim pasi kanë pasur një ngarkesë shumë të madhe gjatë pandemisë.

Kishin një super ngarkesë me shumë orë në ditë. Ndërkohë që maksimumi e kanë për të dhënë mësim 22 orë në javë. Është e pamundur ta kërkojmë ne si një lloj ndëshkimi, ndërsa në vende të tjera janë bërë studime pas pandemisë dhe është punuar me nxënësit dhe mësuesit sepse pasojat e arsimit vijnë më vonë. Mendoj se kjo sapo ka filluar dhe do të ketë akte edhe më të rënda.

Ajo që flitet në Europë, brezi që nuk ka patur asnjë kontakt me shkollën nesër do e kenë shumë të vështirë për të gjetur një punë sepse kanë marrë një nivel shumë të dobët arsimi. Ndërsa këtu edhe nëse je ekselent nuk punësohesh dot sepse duhet miku dhe shoku. Po le të diskutojmë edhe për mësuesit, sepse për këta mësues që kanë probleme, dueht të kishte punuar vetë drejtoria e arsimit për t’i studiuar.

Platforma me anë të së cilës zgjidhen mësuesit?

Kjo është platforma më burokratike dhe po të hysh sot në platformë do gjesh 300 vende vakante në Tiranë. Unë dyshoj se këto janë veprime të personave që nuk kanë lidhje me arsimin të personave që janë militantë partiakë. Mësuesit duhet të pajisen me një dokument nga mjeku i familjes që tregon se është i aftë për punë. A duhet të kërkojmë ne edhe një dokument që vërteton se mësuesit janë mirë edhe nga ana psikologjike?

Po të shkojmë në një studim të bërë nga mësuesit federalë në SHBA, 75% e mësuesve kanë probleme të mëdha psikologjike. Ne nuk bëjmë fare studime të tilla. Nuk kemi sesi të bëjmë sepse kemi minus 200 shkolla.

Pse nuk reagojnë prindërit?

Duhet iniciativa, siç u mor iniciativa për turnet, por kjo nuk është një iniciativë e vogël sepse kërkon angazhim. Nxënësit mendojnë se po shkollohen por në fakt këta persona që do të kalojnë në tregun e punës, nuk do kenë asgjë për të dhënë dhe do të largohen jashtë. Arsimi nuk të jep diçka në moment, ta jep në vonë. Shkollim formal ka pasur jithmonë ndërsa nuk po vendosen akoma themele për një arsim të mirëfilltë. Këtu duhet të studiohet tregu i punës.

Në arsim vetëm po ulet buxheti, në të gjithë botën vazhdohet me buxhetin e përhershëm ndërsa vetëm në Shqipëri u ul buxheti. Si mundet të ecë një shtet përpara pa bërë asnjë lloj investimi në arsim, pasi qeveria mendon se shkolla mund të bëhet me anë të WhatsApp.

Marrë nga: Fax News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu