Sherri në lokal, kush është klenti që qëlloi dhe dërgoi në ‘vdekje klinike’ kryekamarierin në Elbasan

0

Një ngjarje e rënd♪7 ndodhi pak ditë më parë në një lokal në Elbasan.
Pas sherrit për tavolinën, klienti qëlloi kryekamarierin duke e dërguar në vdekje klinike.
Ai është Gazment Kurmaku 50-vjeç banues në Elbasan.

Por çfarë ka ndodhur?

Nga burime zyrtare mesohet se gjithçka ka nisur tre ditë më parë. Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, që rastin e ka njoftuar si një sherr banal

Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë ku raportohet se ndodhet në vdekje klinike.

Ndërkohë në foton e siguruar të autorit të ngjarjes, Erjon Llapushit, ky i fundit shkruante në rrjetin e tij social “Facebook” se i përkiste besimit islam. Në profil ai shkruante: “O Allah ma mer jeten si Besimtar Musliman”.

Njoftimi i Plotë

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 02.10.2021, rreth orës 18:35, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.Ll., 53 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin G.K., rreth 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili është rrëzuar dhe është dëmtuar tek një travolinë e lokalit. 57 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e autorit, pasi është larguar menjëherë pas konfliktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu