Shevchenko mund të tërhiqet nga Genoa, ukrainasi favorit për pankinën e Polonisë…

0
Genoa's coach Andrij Shevchenko during the Italian Serie A soccer match US Sassuolo vs Genoa CFC at Mapei Stadium in Reggio Emilia, Italy, 06 January 2022. ANSA / SERENA CAMPANINI

Aktualisht ai është i izoluar, duke ‘vuajtur’ problemet e Covid-19. Megjithatë, kanë nisur të dëgjohen zërat se Andriy Shevchenko mund të japë dorëheqjen si trajner i Genoas, pa pritur një shkarkim të mundshëm të tij.

Nëse, në fakt, Fabio Cannavaro do të hiqte dorë nga propozimi për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Polonisë, ukrainasi do të ishte favorit për t’u ulur në atë stol të mbetur bosh nga dorëheqja e portugezit Paulo Soza, i cili ka nënshkruar për Fluminensen në Brazil.

Kjo thuhet, se është edhe arsyeja, pse klubit ligurian i Genoas i duhet pak kohë për të vendosur: në rast dorëheqjeje, do të kursente rrogën dhe të shmangte penalitet e kontratës me Shevchenkon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu