Shi e stuhi në Lezhë, bllokohen 4 familje, uji rrezikon të hyjë në banesa

0

Reshjet e dendura te shiut me intensitet të lartë kanë krijuar probleme në Lezhë. Vërshimi i ujerave solli permbytje në blloqet e banimit 11 janari dhe 11.2 hektare te lagjes “Besëlidhja”.

Niveli i ujit arriti deri ne 30 cm duke bllokuar hyrjen e disa pallateve, si dhe u krijua veshtiresi lëvizje për këmbësoret dhe automjetet ne keto blloqe banimi.

Reshjet e dendura te shiut kane krijuar probleme dhe në lagjen Skënderbeg të qytetit te Lezhes. 4 familje pranë urës se vjeter jane bllokuar nga prezenca e ujit qe ka shkuar ne disa cm, qe rrezikon te hyjë dhe ne banesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu