Shifër alarmante/ 50% e personave që kryejnë tamponin në qytetin e Vlorës, rezultojnë pozitiv me covid 19

0

50% e personave që kryejnë tamponin në qytetin e Vlorës, rezultojnë pozitiv me covid 19, një shifër kjo alarmante në krahasim me rekomandimet që jep OBSH. Burime bëjnë me dije se numri i infektimeve për muajin Janar ka kapur shifra rekord që prej fillimit të pandemisë.

Rritja e madhe e numrit të të infektuarve është konfirmuar nga kreu i operatorit të kujdesit shëndetësor për jugun Kujtim Llapi. Ky fillim vit numëron rritjen më të madhe të ifektimeve të reja teksa sa i takon Jugut, për tre qarqe, ku qyteti i Fierit është ai që mban rekordin e infeksioneve.

Bluzat e bardha për qarqet e Jugut edhe pse në kontakt të përditshëm me virusin, ende nuk e kanë një datë të caktuar për vaksinimin.

“Procesi i listave ka përfunduar, megjithatë mbeten në pritje të vaksinës”, thotë Llapi. Vlora është përcaktuar si qyteti i dytë pas Tiranës ku do të nisë vaksinimi, së bashku me Shkodrën, por që derimë tani nuk është dërguar asnjë dozë për të filluar procesin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu