Shitet për skrap rafineria e Ballshit, banka pronare e ka ‘dhënë’ për 9 mln euro

0

FIER– Rafineria e naftës në Ballsh është shitur më në fund për skrap. Një bankë e nivelit të dytë, e ka shitur rafinerinë 2 javë më parë për 9 milionë euro, ndërsa e gjitha do të çmontohet për të shkuar për skrap. Sipas “ReportTV”, fillimisht banka e nivelit të dytë ka negociuar për ta shitur me vlerën e 25 milionë euro, me qëllim që kompania blerëse ta rikthente në punë.

Nga ana e blerësve potenciale, u ngritën dy grupe me ekspertësh vlerësues, të cilët dolën në konkluzionin se për të rikthyer në punë rafinerinë, duheshin së paku 30 deri në 50 milionë euro.

Kosto kjo që nuk i justifikonte fitimet e parashikuara. Ndaj banka ka vendosur t’ia shesë rafinerinë kompanisë “Shijaku shpk” për shumën e 9 milionë euro, duke dhënë dritën jeshile për të nisur edhe çmontimin e rafinerisë për skrap.

Ndërkohë që 800 naftëtarë do të paguhen nga shteti shqiptar me pagën minimale prej 30 mijë lekësh të reja, edhe pse qeveria ka hequr dorë nga 15 % të aksioneve që kishte tek ARMO. Megjithatë është vendosur që naftëtarëve t’u sigurohet paga për një periudhë 3-vjeçare. Ndërkohë ata kërkojnë edhe 3 paga të prapambetura, por ende nuk kanë marrë asgjë.

Rafineria e naftës në Ballash ishte pjesë e ARMO, u privatizua në vitin 2008 dhe kishte dy rafineri, atë të Ballshit dhe të Fierit. Por sot ka mbetur vetëm kjo e fundit aktive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu