Shkak moti i keq, OSHEE: 14 zona në Tiranë janë pa energji elektrike

0

Njoftimi i PLotë:

Njoftim për abonentët Tiranë. Për shkak të motit të keq, me reshje shiu intensive, në rrjetin e shpërndarjes në Tiranë janë shfaqur problematika ku konkretisht ka mbetur pa energji NST Qafë Mollë si dhe është stakuar çelësi 20 kV i transformatorit në NST Selitë. Aktualisht pa energji janë zonat: Rruga “Tish Daia”, zona pranë Kopshtit Botanik, Kodra Diellit, Rruga “Ilia Dilo Sheperi”, Rruga “Gjovalin Gjadri”, Rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, rruga “3 Déshmorët” pranë KMY, ,Biznese private brenda territorit të Ish “Misto Mame”, Shkallë, Shupal, ShënGjergj, ZallBastar, Shënmëri. Brigadat e avarisë së OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të avarive dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu